Hyseni lirohet nga akuza për mosraportim të pasurisë

Gjykata Themelore në Prishtinë më 5 dhjetor 2023 e ka liruar nga akuza për mosraportim të pasurisë, Skender Hysenin, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës

Ish-ministri i jashtëm, Skender Hyseni, ishte akuzuar për mosdeklarim të drejtë të pasurisë.

Hyseni, në cilësi të Koordinatorit Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, sipas akuzës, nuk e ka deklaruar veturën e tipit “Volkswagen”, në vlerë prej 13 mijë e 300 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit të plotë të Gjykatës Themelore, thuhet se duke vepruar në zbatimin e drejtë dhe të saktë të dispozitave ligjore, me bindje të lirë, Gjykata në mungesë të provave ka ardhur në përfundim se me veprimet e tij nuk është provuar se Hyseni ka kryer veprën penale.

Gjykata thekson se pohimi i Prokurorisë se Hyseni me dashje ka kryer veprën penale ishte vetëm një dyshim, i cili nuk ka mbështetje në asnjë provë të besueshme apo relevante.

“Andaj, gjykata ka gjetur se në bazë të kësaj nuk është arritur të vërtetohet se i pandehuri Skender Hyseni e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, për shkak se nga dëshmia nuk është arritur të vërtetohet veprimet ose mosveprimet e të njëjtit a ishin të qëllimshme apo jo, nëse po cili ishte ai qëllim”, thuhet në aktgjykim.

Sipas Gjykatës, nuk është kontestues fakti që i akuzuari nuk e ka deklaruar veturën e bashkëshortes më 14 gusht 2020 dhe kjo vërtetohet edhe me deklaratën e të akuzuarit dhe formularin e deklarimit të pasurisë. Por, kontestues thuhet se ishte fakti se ai me dashje nuk i ka paraqitur të dhënat në formularin për deklarim të pasurisë (nuk e ka deklaruar veturën).

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika