Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, është ndalur edhe në qytetin e Pejës, duke u takuar me kryetarin e vendit, Gazmend Muhaxherin.
“Sot, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, është ndalur në Pejë,” shkruan Muhaxheri.
Muhaxheri ka shprehur që ishte i nderuar që takoi Escobarin.
“Isha i nderuar, që bashkë me ekipin tim të isha nikoqir i takimit të z.Gabriel Escobar, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i SHBA-së në Republikën e Kosovës, shkëlqesisë së tij z.Jeffrey M. Hovenier me bashkëpunëtorë,” ka shkruar Muhaxheri.
Gjatë takimit, me theks të veçantë nga të dyja palët, është vlerësuar jetik rrugëtimi i përbashkët në proceset integruese të Kosovës bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.