Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në këtë takim është diskutuar për operacionin e Interflexit dhe bashkëpunimin e deritanishëm ushtarak në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Në takim me ambasadorin Hargreaves diskutuam për operacionin e Interflexit dhe bashkëpunimin e deritanishëm ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar që në aspektin strategjik ka rol unik për stabilitetin, sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike të vendit dhe gjithë rajonit”, ka thënë Maqedonci.
Ministri është shprehur se janë dakorduar që marrëdhëniet e mira bilaterale të vazhdojnë të zhvillohen edhe më tutje.