Numri i të vrarëve palestinezë shkon në 29 nga një sulm izraelit teksa ishin duke pritur për ndihma, thotë Ministria e Shëndetësisë e Gazës.
Por, në një deklaratë, ushtria izraelite mohoi sulmin ndaj qendrave të ndihmës, duke i përshkruar raportet si “të rreme”.
“Ndërsa, IDF [Forcat e Mbrojtjes izraelite] e vlerësojnë incidentin me tërësinë që meriton, ne i bëjmë thirrje medias që të bëjë të njëjtën gjë dhe të mbështetet vetëm në informacione të besueshme”, thuhet në deklaratë.
Incidenti i parë të enjten la tetë njerëz të vrarë në një sulm ajror në një qendër shpërndarjeje ndihme në kampin Nuseirat, në Rripin qendror të Gazës.
Më vonë, të paktën 21 njerëz u vranë dhe më shumë se 150 u plagosën nga të shtënat me armë izraelite në një turmë që prisnin ndihmë në një rrethrrotullim, tha Ministria.
Të vdekurit dhe të plagosurit nga sulmi i dytë u dërguan në spitalin Al Shifa të Gazës./ Sky news