Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), këtë të premte, do të mbajë mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 10:30.
Në rendin e ditës janë një sërë pikash, ku më kryesorja është pika e gjashtë, që thotë “Shqyrtimi dhe miratimi i formimit të Këshillit Mbikëqyrës për IP, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”.
Ndryshe, më 11 mars, në mbledhjen e fundit, KQZ-ja ka miratuar shkurtimin e afateve të rregullta zgjedhore që lidhet edhe me votimin e largimit të kryetarëve nga funksioni në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.
KQZ-ja miraton buxhetin për procesin e votimit për largimin e kryetarëve në veri
Votimi për këtë çështje përfshinte edhe disa plane dhe rregulloret të cilat janë miratuar me një shumicë votash.
Miratimi i shkurtimit të afateve të rregullta është bërë me 9 vota për dhe dy abstenim.
Tashmë është miratuar edhe buxheti i ndarë për organizimin e procesit të votimit për shkarkimin e kryetarëve në komunat veriore.
KQZ-ja ka bërë të ditur se janë ndarë 233.204 euro.
Më 8 mars, KQZ-ja pasi kishte bërë verifikimin e nënshkrimeve të mbledhura në peticionet për shkarkimin e kryetarëve në veri, vendosi për datën e mbajtjes së votimit, që u propozua nga sekretariati.
Më 21 prill votohet për shkarkimin e kryetarëve në veri
Me tetë vota për dhe dy abstenime, anëtarët e Komisionit votuan rekomandimin që më 21 prill të votohet për apo kundër largimit të katër kryetarëve shqiptarë në komunat në veri të Kosovës.