Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) paralajmëron të gjithë personat e ndjeshëm që të kenë kujdes pasi ajri në Prishtinë, sipas tyre, nuk është i shëndetshëm.
IKShPK-ja një paralajmërim të njëjtë e ka bërë edhe ditën e djeshme, duke cekur se personat e ndjeshëm duhet të kenë kujdes.