Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Gjakovë.
Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Gjakovë – 14.03.2024-12:00. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.