Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka vizituar sot kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Hoxhaj ka thënë se mandati i tij në këtë pozitë është ngjarje kulminante e vetëdijes politike në Maqedoni të Veriut.
“Vizitë në Shkup, për ta uruar kryeministin Talat Xhaferi. Mandati i tij është ngjarje kulminante e vetëdijes politike në Maqedoni të Veriut dhe të ndërgjegjësisë kombëtare të shqiptarëve në Ballkan!”, ka shkruar Hoxhaj.
Talat Xhaferi është emëruar si kryeministër i Maqedonisë së Veriut më 28 janar, duke u bërë shqiptari i parë që e pranon këtë pozitë shtetërore.
Lexo më shumë: Historike, Talat Xhaferi zgjidhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut
Me 65 vota pro dhe 3 kundër, deputetët votuan Qeverinë teknike e cila do të jetë në funksion 100 ditë.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së ndonëse ishin në sallë, ata ashtu edhe siç paralajmëruan, nuk votuan qeverinë teknike, derisa deputetët e opozitës shqiptare nuk ishin prezent në sallë.