Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve po punon intensivisht në krijimin e hapësirave rekreative dhe në mirëmbajtjen e këndeve të lojërave për fëmijët e kryeqytet.
Rama tha se qytetarët duhet të kenë kujdes dhe të mos dëmtojnë hapësirat rekreative e këndet e lojërave të fëmijëve. Sipas të parit të kryeqytetit, në rast se ato dëmtohen, do të pasojnë edhe gjobat nga ana e inspektoratit.
“Ju lutem qytetarë, keni kujdes, mos i dëmtoni hapësirat rekreative sepse inspektorët e kryeqytetit do të gjobisin qytetarët që i dëmtojnë këndet e lojërave, të dedikuara për të çmueshmit tanë, fëmijët”, ka njoftuar Rama në rrjetin e tij social Facebook.