Në Forumin Bratisllavës “GLOBSEC 2022”, në të cilën ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përfaqësuesi special i Bashkimi Evropian (BE), Miroslav Lajçak, ka thënë se integrimi i Ballkanit Perëndimor ka qenë në agjendë të BE-së për një kohë të gjatë, por se gjatë këtyre viteve të fundit ka pësuar një rënie.
Ai tha se ka qenë një konsensus në BE se Ballkani Perëndimor është mirë dhe se paraprakisht duhet rregulluar disa çështje brenda unionit.
“Prandaj edhe vetë interesimi për integrim nga vetë vendet e Ballkanit Perëndimor ka rënë në pesë vjetët e fundit”, ka thënë Lajçak.
Ai shtoi “se e gjithë tragjedia në Ukrainë është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor, sepse të gjithë e kuptojnë se integrimi nuk ka të bëjë me çështje teknike, pasi që rajoni duhet të bëhet pjesë e BE-së.”
Në mes të tjerash, ai shtoi duke thënë se ajo çfarë do të kërkojë nga partnerët e Ballkanit është (të bëhen pjesë e Ballkanit të Hapur) që edhe ne të kemi më të lehtë t’i ndihmojmë ata, pasi që qëllimi ynë i përbashkët është integrimi.