Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka bërë të ditur se do të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 17 prillit.
Kështu mediet kroate po raportojnë se Milanoviq pritet të japë dorëheqje së shpejti, për t’u bërë kandidat nga Partia Socialdemokrate (SDP).
“Do të mbledhim mazhorancën parlamentare për qeverinë e shpëtimit kombëtar dhe do të hedhim fuqinë për të pastruar rrëmujën që la pas Andrej Plenkoviq”, ka thënë Milanoviq në një konferencë për medie.
17.4. ćemo zajedno osloboditi Hrvatsku jarma korupcije i laži! Do pobjede sa SDP-om i Zoranom Milanovićem!#politikahr pic.twitter.com/PwHyqsOP0t
— SDP Hrvatske (@SDPHrvatske) March 15, 2024