Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 60 të lënduar në një aksident treni në Gjermaninë jugore.
Sipas mediave të huaja, përcjell PortaliD, treni doli nga shinat në veri të vendpushimit të skive Garmisch-Partenkirchen në Bavari.
Një zëdhënës i zyrës së qarkut të Garmisch-Partenkirchen tha se gjithsej 60 persona u trajtuan me lëndime, 16 prej tyre të rënda, raporton spiegel.de.
#BREAKING At least three people have been killed in a train accident in the southern German town of Garmisch-Partenkirchen, a local official says. pic.twitter.com/IIL2Dbmi38
— dpa news agency (@dpa_intl) June 3, 2022
“Njerëzit po tërhiqen nga dritaret,” tha një zëdhënës i policisë federale. Mes të plagosurve ishin të gjitha moshat.
Sipas informacioneve të SPIEGEL, treni i përfshirë në aksident është treni rajonal RB 59458 i drejtuar nga DB Regio nga Garmisch-Partenkirchen në Stacionin Qendror të Mynihut.
Sipas raportimeve të para, treni ka dalë nga shinat disa çaste nga stacioni i nisjes rreth orës 12:15. Drejtuesi i hekurudhës thuhet se ka mbetur i bllokuar.
Tutje thuhet se një operacion i madh i shërbimeve emergjente është duke u zhvilluar dhe linja hekurudhore aktualisht është plotësisht e mbyllur.
Deri më tani, është e paqartë se çfarë e shkaktoi përplasjen, përcjell PortaliD.