Blinken: Kosova e Serbia t’i zbatojnë të gjitha zotimet në dialog

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë thirrje për Kosovën dhe Serbinë që të zbatojnë të gjitha zotimet e tyre në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ai ka kërkuar që të dyja palët të mbajnë tensionet në nivel të ulët dhe të rrisin koordinimin dhe transparencën me partnerët ndërkombëtarë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Kosova e Serbia t’i zbatojnë të gjitha zotimet në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ka thënë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, teksa ka shtuar se rajonin e Ballkanit e kanë afër zemrës pasi ka qenë fokusi i madh i botës, kur e ka filluar punën në të ’90-tat.

Gjithashtu, Blinken ka kërkuar nga të dyja palët që t’i mbajnë tensionet në nivel të ulët, të rrisin koordinimin dhe transparencën me partnerët ndërkombëtarë.

Këto kërkesa për Kosovën dhe Serbinë, Blinken i bëri nga Austria, ku është takuar me kryediplomatin austriak, Alexander Schallenberg.

Sekretari amerikan i Shtetit ka thënë se e vetmja rrugë përpara është dialogu dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që Kosova dhe Serbia t’i stabilizojnë raportet në mes vete.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është mekanizimi i vetëm zbatueshëm, e vetmja rrugë e zbatueshme përpara, duhet të shohim përpjekje në mirëbesim dhe konstruktive nga të dy palët, Kosova dhe Serbia, për t’i stabilizuar marrëdhëniet dhe të shkohet drejt asaj rruge. T’i mbajnë tensionet në nivel të ulët, të rrisin koordinimin, të rrisin transparencën me partnerët ndërkombëtarë, t’i zbatojnë të gjitha zotimet janë në dialog”, ka thënë Blinken.

Falë edhe politikës së Austrisë, Blinken ka potencuar se Ballkani po integrohet vërtet në Evropë.

“Është diçka që e kemi shumë afër zemrave tona, dhe në veçanti presidenti Biden, sepse për presidentin dhe për mua, kur unë fillova në të ’90-tat, fokus i madh i botës ishte në Ballkan, në Bosnje e në Kosovë, dhe një gjë që nuk na duhet, që Evropës nuk i duhet, dhe veçanërisht njerëzve të Ballkanit Perëndimor nuk u duhet, është kthimi prapa, ku ne e gjejmë veten në të ’90-tat, dhe duke iu falënderuar politikës së Austrisë, po shkojmë me vendosmëri në drejtim tjetër, në drejtim pozitiv, në të cilin Ballkani po integrohet vërtet në Evropë”, ka shtuar Blinken.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika