Abdixhiku paralajmëron Qeverinë: Do të krijojmë Komision Hetimor për tenderët njëburimorë

"781 tenderë në vlerë prej 209 milionë eurove për tre vite. Në Kuvend pushteti s’e përballoi dot debatin, e lëshoi sallën"

Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së.

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se do të krijohet një Komision Hetimor për tenderët njëburimorë, e që, sipas tij, Qeveria Kurti i ka dhënë me shumicë.

Përmes një videomesazhi në Facebook, Abdixhiku ka reaguar në lidhje me debatin e ndodhur në Kuvend për tenderët njëburimorë, gjatë ditës së enjte, ku pozita u largua nga salla.

“781 tenderë në vlerë prej 209 milionë eurove për tre vite. Në Kuvend pushteti s’e përballoi dot debatin, e lëshoi sallën. Përveç se ishte rast i çuditshëm që pushteti të largohet nga salla ishte shenjë e tendencës për të fshehur diçka. Po ua marr dy shembuj sa për t’i kuptuar më mirë. I pari ka të bëjë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, janë dhënë plot 15 milionë euro në negociim të drejtpërdrejtë për një shërbim të IT-së. Shërbimin e tillë e japin me dhjetëra kompani në Kosovë, rajon e në gjithë Evropën. Por shteti ka zgjedhur një kompani të veçantë të marrë shërbime nga ta dhe t’ua japë drejtpërdrejt 15 milionë euro, pa garë, pa konkurrencë, pa procedurë”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, në KEK i janë dhënë 13 tenderë njëburimorë një biznesi të vetëm, në vlerë prej 6 milionë eurosh.

“Kjo formë e dhënies së parasë publike është thjeshtë e papranueshme. Prandaj do të bëjmë edhe komision hetimor, do të trajtojmë secilën kontratë veç e veç që gjyqtarët e vendit të shohin e të kuptojnë saktë se si po shpenzohet paraja e tyre. Nuk ka forcë politike, nuk ka arrogancë e nuk ka fuqi tjetër që lejon që paranë e qytetarëve të Kosovës ta japin në tavolinë me negocim kaq të thjeshtë”, ka shtuar Abdixhiku.

Për fund Abdixhiku ka thënë se “të gjithë do të mbahen përgjegjës”.

 

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika