Lajçak shkruan për takimin me Vuçiqin në Beograd

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajcak, ka takuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Lajcak ka theksuar se kanë diskutuar rreth takimit të kryenegociatorëve që do të mbahet më 18 mars dhe çështjet aktuale.

“Pas Prishtinës javën e kaluar, vizitova Beogradin për t’u takuar me presidentin, Aleksandër Vuçiq dhe Petar Petkoviq. Folëm për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve, çështjet aktuale, të cilat duhet të adresohen urgjentisht dhe zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, ka shkruar Lajçak, në X.

Për këtë takimin a njoftuar edhe Vuçiq, i cili, ndër të tjera, ka bërë të ditur se kanë diskutuar edhe për vazhdimin e bisedimeve në Bruksel dhe hapat e nevojshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

“Shqyrtuam mundësitë dhe temat për vazhdimin e bisedimeve konstruktive në Bruksel, si dhe hapat e nevojshëm për progres drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe një herë i kam bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që konkretisht dhe me vendosmëri të angazhohet në çështje thelbësore të rëndësishme për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”, ka shkruar Vuçiq në Facebook.

Ndërkaq, sot, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka njoftuar se përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Lajçak, ka ftuar kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, më 19 mars në Bruksel, që t’i vazhdojnë diskutimet për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për dinarin.

Përveç kësaj, në takim do të diskutohen edhe për tema të tjera që janë më urgjente në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, si për planin e sekuencimit për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se dinari do të jetë një nga temat që do të diskutohet në takimin e së martës në Bruksel.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika