Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se disa kopshte në Prishtinë janë pajisur me inventar të ri.
Rama ka thënë se prioriteti i tyre mbetet shëndeti dhe arsimi cilësor i fëmijëve.
“Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë se çdo fëmijë gëzon kushte të përshtatshme për të mësuar dhe rritur”, ka shkruar Rama.