Parlamenti Evropian(PE) do të padisë Komisionin Evropian(KE) për lirimin e 10.2 miliardë eurove në fondet e ngrira për Hungarinë.
Lëvizja, e parashikuar të hënën në mbrëmje, u vulos mëngjesin e së enjtes nga kryetarja e Parlamentit, Roberta Metsola.
Kjo ndodhi gjatë një takimi me krerët e grupeve politike, raporton Euronews.com, përcjell Portali Dukagjini.
Metsola ka autoritetin përfundimtar për të nisur veprime ligjore kundër institucioneve të tjera përpara Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Afati i fundit për paraqitje është 25 mars.
Zemërimi i ligjvënësve rrjedh nga vendimi i marrë nga Komisioni në dhjetor që zhbllokoi 10.2 miliardë euro në fondet e kohezionit për Hungarinë, të cilat vendi nuk kishte mundur t’i aksesonte për shkak të mangësive të vazhdueshme në sundimin e ligjit.