A u besojnë mësimdhënësit lajmeve të rreme?

Shqipe Gashi, MASHTI, Foto: KALLXO.com

Në emisionin “Kallxo Përnime” u diskutua rreth edukimit medial në Kosovë. Përfaqësuesja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Shqipe Gashi, ka thënë se për shkak të zhvillimit të shpejtë të aplikacioneve të ndryshme, është e pamundur të ndiqen zhvillimet.

Ajo në “Kallxo Përnime” shtoi se ajo që po tentojnë të bëjnë MASHTI është që t’u mësojnë fëmijëve zhvillimin e shkathtësive në mënyrë që të njëjtit të kuptojnë kur dhe çka është një lajm i rremë.

Çka është një lajm i rrejshëm, çka është një rrezik potencial, jo vetëm me marrë informacione në aspektin teorik për aplikacionet e ndryshme sepse edhe ato janë të tejkalueshme” – tha Gashi.

Ajo ndër të tjera tha se edukimi medial është relativisht i ri në Kosovë.“

Krejt bota pothuajse ka vështirësi me ju qasë këtyre, pa marrë parasysh kësaj, jemi munduar çdo herë që edukimin medial ta bëjmë pjesë të kurikulës që nga viti 2000, edukimi për media ka qenë pjesë e kurikulës nashta jo në masën e duhur siç është tash por në dokumentin e fundit të kornizës së kurikulës të Kosovës, edukimit për media i jepet një hapësirë e veçantë” – tha Gashi.

Ajo gjithashtu ka thënë se trajtimi i lajmeve të rreme vetëm në aspektin teorik, është e vështirë.

“Kaniherë po mësohet si diçka teorike, por kur kanë nevojë me u ballafaqu me situata konkrete nuk po e kanë këtë shkathtësi. Na kemi hulumtime të shumta, në edukimin qytetar, fëmijët janë shumë më mirë në aspektin teorik i njohin konceptet e të drejtave të njeriut, por në praktik nuk po i përdorin, kjo do të thotë me ndërru qasjen e mësimdhënies” – tha Gashi.

Në fund të vitit 2023, BIRN Kosova ka publikuar hulumtimin “Vorbulla e rrenave” në të cilin është ardhur në përfundim se mediat, institucionet, dhe shoqëria civile po përballen me sfida serioze në adresimin efikas të dezinformimit. Në Kosovë nuk ka një vizion të qartë dhe qasje strategjike për luftimin e këtij fenomeni. Rrjedhimisht, dezinformimi ka ndikim të konsiderueshëm në opinionin public në Kosovë.

Institucionet e Kosovës nuk kanë qenë në gjendje të themelojnë mekanizma që monitorojnë shpërndarjen e dezinformimit, ndërsa institucionet gjyqësore nuk janë marrë me raste të tilla. Sfida kryesore është mungesa e programeve të edukimit për median dhe mungesa e kapacitetit të sistemit arsimor për ta ofruar këtë. Rrjedhimisht, shoqëria kosovare mbetet e pambrojtur nga dezinformimi edhe pse të dhënat tregojnë se dezinformimi ka ndikim serioz në opinionin publik.

Përveç analizës së artikujve të rremë, hulumtimi ka bërë një sondazh për të vlerësuar opinionin publik dhe përceptimin rreth dezinformimit. Sondazhi përfshiu një mostër prej 1,056 qytetarëve. Gjetjet e këtij sondazhi tregojnë pasojat e dezinformimit të qytetarëve të
Kosovës, duke zbuluar se një përqindje e mirë e popullsisë e ka vështirë për të bërë dallimin mes informacionit të saktë dhe të rremë duke i munguar kështu njohuria e nevojshme për ta identifikuar dezinformatën. Rrjedhimisht, raporti nënvizon rëndësinë e edukimit për media dhe kultivimit të aftësive të mendimit kritik si mjete esenciale në luftën ndaj dezinformimit. Shumica e këtyre qytetarëve janë përdorues të platformave të rrjeteve sociale, sidomos Facebook-ut, i cili shërben si kanal primar për shpërndarjen e dezinformatave. Të dhënat e grumbulluara theksojnë më tej se prodhuesit e përmbajtjeve të tilla përdorin teknika të ndryshme, përfshirë manipulimin e videove, fotografive dhe përmbajtjes së shkruar.

Situata është po aq sfiduese për institucionet publike dhe vendim-marrësit që merren me dezinformimin. Me qëllim që të vlerësohet njohuria dhe aftësitë e zyrtarëve publikë rreth dezinformimit, BIRN ka zhvilluar një eksperiment social i cili përfshiu 50 pjesëmarrës nga profesione të ndryshme si mësues, mjekë, gjykatës dhe prokurorë. Gjatë eksperimentit, gazetarët e BIRN u prezantuan pjesëmarrësve artikuj të kompletuar me logo dhe dizajne të vërteta. Artikujt përmbanin informacione të pavërteta të cilat ishin lehtë të identifikueshme
për profesionin respektiv të respodentëve dhe shumica e pjesëmarrësve i ranguan artikujt si të vërtetë dhe shprehën vullnetin për t’i shpërndarë, pa e verifikuar informacionin. Janë rreth 200 zyrtarë që punojnë në zyret e informimit publik në institucionet e Kosovës. Bazuar në fokus-grupet e bëra me përfaqësues të këtyre departamenteve, është arritur në përfundim se këtyre zyrtarëve u mungon njohuria adekuate në dezinformim, përfshirë edhe atë se si të identifikohet dhe si të adresohet dezinformata./Kallxo.com

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika