Një person (femër), dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar i cili është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Malishevë, më 16 mars.
Në raportin 24-orësh të policisë, rasti është cilësuar si “dhunim”.
I dyshuari dhe viktima dyshohet se janë me probleme psikike.
Ndërkaq, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor me vendim të prokurorit.
“Malishevë / 16.03.2024-NN. Viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari dhe viktima dyshohet se janë me probleme psikike. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.