Arrestohet një serb në Leposaviq, dyshohet se dëmtoi shenjat e trafikut në veri

Vendosja e shenjave zyrtare në gjuhën shqipe nuk është mirëpritur nga disa serbë, të cilët kanë dëmtuar disa prej tyre. Një shtetas i Serbisë është arrestuar të shtunën në Leposaviq për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut

Tabelat e komunikacionit me shenja vendi në veri të Kosovës u zëvendësuan të enjten me tabela dygjuhëshe. Të njëjtat tashmë shkruhen në gjuhën shqipe dhe atë serbe.

Por, vendosja e shenjave zyrtare në gjuhën shqipe nuk është mirëpritur nga disa serbë, të cilët kanë dëmtuar disa prej tyre.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, shtetas i Serbisë, për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje.

“Leposaviq / 16.03.2024  01:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull/s, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut. I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje”, thuhet në raport.

Rasti në raportin e policisë është cilësuar si “vandalizëm”.

Ndryshe, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se do të zëvendësojnë të gjitha shenjat që kanë qenë në gjuhën serbe.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika