Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, është nisur drejt Parisit.
Më 27 mars në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës do të prezantohet raporti për Kosovën që përmban një draft-opinion.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndësishme për Kosovën, Tahiri ka njoftuar se si anëtar në Komitetin për barazi dhe jo-diskriminim në kuadër të Këshillit të Evropës do të diskutojnë çështje tematike të Komitetit por edhe do të kam takime rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshill.
Kështu njoftoi ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, teksa shtoi se këtë javë janë dy momente me rëndësi, derisa ka theksuar se për t’u votuar raporti duhen votat e 27 deputetëve.
“Dy momente janë me rëndësi në këto javë. Takimi që do të mbahet më 27 mars 2024 i Komisionit për Politikë dhe Demokraci. Ky takim është i jashtëzakonshëm me pikën e vetme, aplikimin e Kosovës. Raporti duhet të votohet me 1/2, pra 27 deputetë duhet të votojnë në Komitet dhe të dergohet në seancën plenare në PACE për votim. Në Asamblenë Parlamentare kërkohen 2/3 e votave”, tha ai.
Ndryshe, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022.