Rrëfimi për viktimat e trazirave të marsit

Egzon Deliu, Avni dhe Florent Veseli, janë tre fëmijët që u mbytën në lubin Ibër në fshatin Çabër të Zubin Potokut. Të tre ranë në lum, pasi sipas rrëfimit të të mbijetuarit Fitim Veseli, u ndoqën me një qen nga një grup i serbëve. 20 vjet pas, familjarët e viktimave e kanë akomat vështirë të rrëfejnë atë që përjetuan

Dy dekada pas, Zaim Deliu i ka të freskëta momentet, kur e morri lajmin se djali i tij, Egzoni, kishte rënë në lumin pranë shtëpisë.

Ngjarja kishte ndodhur në Çabër, fshatin e vetëm shqiptar në Zubin Potok.

“Djali im me dy të tjerë e gjetën vdekjen në lum, kurse Fitimi ka shpëtu. Ka shku tek mixha i tij, tek disa kushërinjë. Ia kanë kthy shpirtin me shumë vështirësi, sepse ka qenë shumë i lodhur prej atyre hjekave, se edhe ju ka mbytë vëllau. Edhe ai ka tregu qysh ka ndodhë rasti. Jemi qu, jemi dal. Më së pari e kemi gjetë kufomën e djalit tim, atë natë,” u shpreh babai i Egzon Deliut, Zaim Deliu.

Për shkak se tragjedia ndodhi në lokacion ku jetonin shqiptarë dhe serbë, ngjarja shpejtë morri një ngjyrim etnik.

Fitim Veseli ishte i mbijetuari i vetëm. Ai kishte dhënë disa deklarata në disa televizione, ku tregonte se si një grup i serbëve me një qen i kishin kanosur ata.

“Prej lart janë lëshu dy djem të rinjë me qen, edhe ju kanë vërsulë. Këta e kanë pa që lumi është shumë i madh, me hy në lum i pret vdekja, por edhe me i pritë nuk kanë guxu se kanë qenë fëmijë që e kanë përjetu luftën. Edhe ja kanë mësu lumit, kështu që djali jem me dy të tjerë e gjetën vdekjen në lum, kurse Fitimi ka shpëtu,” tha Deliu.

Kjo do të mjaftonte, që në Kosovë të nisnin protesta, të cilat më pas do të njiheshin si “Trazirat e marsit”.

Në to, jetën e humbën dy vëllezër të Asllan Elshanit.

“Në ora dy, përafërsisht dy i kam taku dy vëllezërit aty, nuk kam mujtë më herët se kallabllak shumë. Po i them vëllaut të madh kthehu ti se veç sa je dal prej burgut. Se vëllau i madh ishte shtatë vjet në burg, duke sjellë armatim e kanë zënë dhe shtatë vjet i ka mbajtë burg. Dul prej burgut, i thashë bile ti kthehu tek gruaja tek qikat, jo tha se nuk kam mujtë me bo kurgjo për Kosovë. Rashë tha herët në burg, e po du me e shliru edhe këtë pjesë unë,” tha Asllan Elshani, Vëllau i dy të vrarëve në trazirat e marsit

Në këto trazira  20 persona mbetën të vrarë. Qindra të tjerë të plagosur.

Dhuna do ta ndalej tek kur Zaim Deliu morri forcën që t’i drejtohej popullit me disa fjalë.

“Ju kam thënë populli im i vuajtur, i dashur e i respektuar, për hirë të situatës, për hirë të Kosovës, ju lutem ndaluni dhe kthehuni të gjithë nëpër shtëpitë e veta, sepse po na kanoset një rrezik i madh… I jam lutë popullit në mënyrën më të sinqertë shpirtërore dhe populli më ka dëgju, janë ndal dhe kanë ardhë përsëri gjërat në vend të vetin,” shtoi Zaim Deliu.

Trazirat e marsit i ka kujtuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika