Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se Dronët Bayraktar të Forcave të Armatosura kanë edhe detashmentin e tyre të çertifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot.
Sipas Ramës, Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë.
“Dronët Bayraktar të Forcave të Armatosura kanë tanimë edhe detashmentin e tyre të çertifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot. Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në gatishmëri si pilotë, elektroteknikë, mekanikë dhe operatorë ngarkesash, duke rritur aftësitë dhe zgjeruar kapacitetet operacionale të Forcës Ajrore dhe Forcave të Armatosura.”