Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor në Vushtrri është sulmuar nga një tufë e qenve endacakë dhe për t’i shpëtuar sulmit e lëndimeve është detyruar të përdorë armën zyrtare.
Siç njofton Policia, zyrtari policor ka shkrepë një plumb dhe se nga shkrepja e armës nuk është rrezikua askush.
“Një zyrtar policor është sulmuar nga një tufë e qenve endacakë dhe për ti shpëtuar sulmit dhe lëndimit ka qenë i detyruar të përdorë armën zyrtare, me ç’rast kishte shkrepur një plumb. Nga shkrepja e armës nuk është rrezikuar askush . Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar si dhe IPK”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.