Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) i Malit të Zi, ka publikuar rezultatet e mostrave të 1 mijë e 54 personave, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjithsej 50 prej tyre, ndërsa është konfirmuar se nuk ka vdekur asnjë i infektuar brenda 24 orëve të fundit.
Të shëruar nga pandemia brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar, gjithsej, 75 pacientë.
Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të të testuarëve, të së shtunës ishte 4.74 për qind.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është 2 mijë e 698 persona. Ndërsa raste aktive me COVID-19 janë, gjithsej, 657 persona.
Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit është 232 mijë e 777.