Çka pritet të prodhojë takimi i së martës në Bruksel?

Ndër temat që të martën kryenegociatorët pritet t’i diskutojnë në kuadër të dialogut në Bruksel, do të jetë edhe çështja e dinarit. Njohësit e procesit të dialogut nuk presin që ky takim të prodhojë zgjidhje, për faktin se palët kanë qëllim zvarritjen e dialogut duke sjellë në tavolinw tw bisedimeve tema të reja, edhe për faktin se vendi ka hyrë nw vitin zgjedhor

Emisari Gabriel Esobar të premten u largua nga Kosova me porosinë se kryeministri Albin Kurti refuzoi propozimet e tij për dinarin.

Megjithatë presidentja Vjosa Osmani, thotë se është arrit pajtimi që nga Serbia paratë të vijnë vetëm në euro e jo dinar.

Megjithatë sipas Presidentes dakordim nuk ka për pjesën e dytë të planit me të cilën synohet që të sigurohet që çdo ndihmë financiare që vjen nga Serbia të mos të shkoj në duart e personave që kanë abuzuar.

Sipas saj, ideale do të ishte që për dinarin të arrihet marrëveshje nesër në Bruksel, në takimin e kryenegociatorëve.

BE-ja e ka konfirmuar se në rundin e ri të dialogut ndër të tjera bisedohet edhe për dinarin, ndërsa nga zyra e zëvendës-kryeministrit, Besnik Bislimi, nuk kanë folur për rezultatet që presin nga ky takimi, duke deklaruar se për rezultatet publiku do të njoftohet pas takimeve.

Njohësit e procesit të dialogut janë skeptik se ky takim mund të prodhojë rezultate, për shkakun se sipas tyre palët por prodhojnë tema të paqena për të penguar zbatimin e marrëveshjeve.

“Ne të gjithë e dimë se për çka jemi zotuar në zotimi ne Ohrit pastaj në takimin në Bruksel dhe ne po e vërejmë apo është thënë nga njohësit e Kushtetutës se ne e kemi pranuar njëfar autonomie, që i bie që asociacionin të cilin do të detyrohemi ta fusim nëse nuk ndërmarrim diçka, do të jetë më i rëndë sesa të gjitha spo them draftet se s’ka pasur drafte, sesa ajo që e kemi menduar se do të jetë,” ka thënë, profesori, Blerim Canaj.

Canaj thotë se qëllimi i palëve është zvarritja e dialogut dhe ikja nga përgjegjësia e marrëveshjeve, sidomos për faktin se vendi po hyn në vit zgjedhor.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika