Futbollisti më i famshëm i te gjitha kohërave, Pele përdori ndikimin e tij në media për të ndërmjetësuar me qeverinë Ruse për ndalimin dhe pushtimin e Ukrainës. Ylli i futbollit botëror ka publikuar një letër nëpërmjet llogarisë se tij në Instagram, në të cilën e pyeti Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, që t’i rishqyrtojë veprimet e tij, pasi nuk ka argumente për të justifikuar dhunën.
Pele përfitoi nga fitorja e skuadrës ukrainase kundër Skocisë, e cila është një fitore larg Botërorit 2022 në Katar, pasi një lojë u shty shkaku i luftës që po ndodh ne vendin e tyre.
Pele u shpreh se “ dua të përfitoj nga ndeshja e sotme për të bërë një kërkesë; ndaloni këtë pushtim. Nuk ka argumente që të justifikojmë dhunën”.
“ Kur jemi takuar në të kaluarën dhe kemi shkëmbyer një buzëqeshje të madhe të shoqëruar me një shtrëngim duarsh të gjatë, ishte e paimagjinueshme që një ditë mund të ndaheshim aq sa jemi sot të ndarë.
Pele dhe Putin u takuan në tribunat e stadiumit Krestovski të Shën Petersburugut në qershor të 2017 gjatë Kupës se Konfederatave. Për atë takim, Pele tha në një intervistë se Putini pranoi se e admironte kur ishte fëmijë. Të dy personazhet u takuan sërish në dhjetor të 2017, gjatë shortit të Kupës së Botës në Moskë. Të dy janë fotografuar të buzëqeshur dhe duke bërë dolli në prapaskenë, raporton Marca.
“Vite më parë i premtova vetes se, sa herë që të mundja, gjithmonë do të ngrija zërin për paqe. Fuqia për t’i dhëne fund këtij konflikti është në duart tuaja. Të njëjtat të cilat i shtrëngova në takimin tonë të fundit në 2017”, shtoi Pele