Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se për tri vjet qeverisje kanë arritur ta ndryshojnë rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë dhe ta fuqizojnë atë.
Ai ka thënë se 43 mijë e 478 hektarë janë me më shumë drithëra.
“Në kohën kur pandemia, kriza energjitike, agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe inflacioni, sfidonin edhe shtetet më të zhvilluara ekonomikisht, kemi arritur që të kemi rekord për sipërfaqet e të mbjellave”, ka thënë ministri.
Më poshtë gjeni sasinë e sipërfaqes dhe llojin e të mbjellave gjatë këtyre vjetëve:
-100 mijë hektarë me drithëra;
-66 mijë hektarë të mbjella me grurë, ndërsa 42 mijë hektarë me misër;
-35.5ha rritje e sipërfaqeve të ngritura për prodhimtarinë e perimeve në sera;
-142.22ha sipërfaqja totale e ngritur me fruta manore, arrore dhe drufrutore.