Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka njoftuar se sot do të mbahet seanca e radhës për punëtorët teknikë për pagesën e tyre të pagës shtesë për COVID-19.
Përmes një njoftimi, ai ka bërë të ditur se kjo seancë do të fillojë nga ora 13:30 në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Azemi ka treguar se të premten e 22 marsit do t’i kenë sërish dy seanca, duke shtuar se ata po e bëjnë punën e tyre.
“Sot nga ora 13:30 minuta, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kemi seancën e radhës për punëtorët teknikë dha ata fizikë për pagesën e pagës shtesë për COVID-19, po prapë me datë 22.03.2024, kemi dy seanca njëra në ora 9:00 dhe tjetra në ora 10:00, ne po e bëjmë punën tonë”, thuhet në njoftim.