Debati në Komision për inspektorët komunalë përplas Hajdarin me opozitën

Komisioni për Ekonomi në mbledhjen e së martës, ka diskutuar për çështjen e inspektorëve komunalë për të cilët ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari ka thënë se kompetenca për ta do të jetë në nivelin qendror, duke shtuar se ligji përcakton kompetencën e tyre

Pamje nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, 19 mars 2024.

Raportimi i ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, para anëtarëve të Komisionit për Ekonomi, është shoqëruar me përplasje të shumta mes ministres dhe anëtarëve të këtij komisioni.

Përplasje me ministren Hajdari kishte deputeti AAK-së Pal Lekaj dhe deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku, lidhur me ligjin për Inspektoratin e Tregut.

Ministrja Hajdari paraqiti qëndrimin e Qeverisë, duke theksuar se kompetencat e tyre do të jenë në nivel qendror, në përputhje me ligjin.

Megjithatë, opozita pati pakënaqësi sa i përket sistemimit të inspektorëve komunalë, ku sipas tyre, më këtë Projektligj nuk saktësohet sistematizimi i tyre.

Hajdari ka theksuar konsultimet e bëra me grupet e interesit për të hartuar draftin e ligjit, duke shtuar se ky draft do të bëjë inspektoratin e tregut më efektiv.

“Ne kemi punuar shumë në projektligjin që po e prezantojmë. Kemi konsultuar të gjitha grupet e interesit dhe kemi nxjerrë këtë draft që do ta bëjë inspektoratin e tregut më efektiv. Konsideroj që i kemi vënë vëmendjen e duhur duke i dhënë një infrastrukturë ligjore që i ka munguar”, ka thënë Hajdari.

Megjithatë, drejtori i Zyrës Ligjore, Rexhep Bllaca, tregoi se problemi mbetet në Ministrinë e Financave, e cila nuk e lejon bartjen e kompetencave nga niveli lokal në qendror.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj dhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala, shprehën dyshime dhe kritika ndaj mungesës së qartësisë në Projektligj, duke theksuar nevojën për marrëveshje dhe koordinim me komunat dhe Ministrinë e Financave për funksionimin e ligjit.

Ndërkaq, deputeti i VV-së, Driton Hyseni, shtroi pyetje lidhur me avancimin e inspektoratit në krahasim me ligjin aktual.

Ndërsa, ministrja Hajdari ka thënë se në hyrje të ligjit të ri do të rregullohet çështja e sistematizimit të inspektorëve.

“Gjatë këtyre viteve ne kemi praktikën jo të mirë sa i përket raportimi të inspektorëve komunalë. Ata inspektorë asnjëherë nuk kanë raportuar. Kanë raportuar te kryetarët e komunave, kanë marrë vendime pa dakordim e koordinim me Ministrinë. Disa prej tyre nuk i kanë pasur as mjetet e duhura të punës. Edhe 27 inspektorë shtesë që janë shtuar me Ligjin e Buxhetit për vitin 2024, por jo të gjithë janë punësuar. Ne synojmë rritjen e tyre. Do të hapim shpallje në këtë pranverë. Deri më tash, me gjithë këto kapacitet të ulëta, ne kemi arritur shifër rekord sa i përket Inspektimeve mbi 3 mijë”, ka thënë Hajdari.

Deputeti Lekaj ka thënë se ministrja është konfuze sa i përket kësaj çështjeje, teksa ka kritikuar edhe qeverisjen aktuale për mosimplementimin e ligjeve.

Ndërsa, raportimi i ministres  Hajdari, lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024 në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ëhtë shtyrë për në mbledhjen e radhës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika