Shqipja është gjuha më e folur në Zvicër pas anglishtes

Specialistja e politikave të migracionit në Zvicër, Albana Krasniqi – Malaj ka treguar se sipas Zyrës Federale të Statistikave, gjuha shqipe është gjuha më e folur në Zvicër pas gjuhës angleze

Albana Krasniqi – Malaj, specialiste e politikave të migracionit në Zvicër

Albana Krasniqi – Malaj, specialiste e politikave të migracionit në Zvicër, ka thënë se sipas Zyrës Federale të Statistikave, gjuha shqipe është gjuha më e folur në Zvicër pas gjuhës angleze.

“Sipas statistave, gjuha e parë e huaj që flitet dhe që nuk është gjuhë zyrtare është anglishtja, rreth 6 për qind të popullsisë…Ndërkohë, sipas të njëjtave statistikave, ka 292 mijë rezidentë, 3.4 për qind ia kemi kaluar portugezëve në 2023-in. Portugezët ishin ata që flisnin gjuhën e dytë më të folur në Zvicër”, ka thënë Krasniqi – Malaj në emisionin “Rreth e Rrotull”.

Ajo ka bërë të ditur se 292 mijë shqiptarë flasin gjuhën shqipe, vetëm 39 mijë shprehën në gjuhën rumoshe, e cila tashmë është një gjuhë zyrtare.

Më tej, specialistja u shpreh se mjafton të shkosh në spitale, farmaci, qendra komerciale për të parë se ka gjithandej shqiptarë që e flasin gjuhën shqipe në dialekte të ndryshme atje.

Krasniqi – Malaj ka theksuar se është edhe një aspekt tjetër që ka ndikuar në këtë gjë, por që nuk është i njohur.

“Në vitet e 90-ta shqiptarët e Shqipërisë shkonin në Greqi dhe Itali dhe tani kemi një fenomen social jashtëzakonisht shumë interesant. Tani kemi fazën e dytë të migracionit, shqiptarët që fillimisht janë vendosur në Greqi dhe Itali, për arsye të një komforti ekonomik më të madh vijnë dhe vendosen në Zvicër. Kjo është një popullsi e re që nuk ishte e njohur më përpara këtu”, ka treguar specialistja e politikave të migracionit në Zvicër.

Për më shumë, mund ta shikoni videon më poshtë:

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika