Arben Selmani: Enver Sekiraqa e organizoi vrasjen e Triumf Rizës

Ish-polici i Kosovës, Arben Selmani ka dëshmuar në procesin gjyqësor kundër Enver Sekiraqës. Selmani ka thënë se Sekiraqa e ka organizuar vrasjen e Triumf Rizës, duke rrëfyer një histori të gjatë të konflikteve të Enver Sekiraqës me të ndjerin

Enver Sekiraqa është përballur të martën me një nga dëshmitarët më të rëndësishëm, në rastin e nxitjes së vrasjes së policit Triumf Riza.

Dëshmitari i fundit i prokurorisë ishte Arben Selmani, ish-polici i Kosovës, shok i afërt i të ndjerit Triumf Riza.

Selmani ka dëshmuar përmes video-lidhjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka treguar se me Rizën njiheshin qe nga fëmijëria.

“Triumfin e njoh prej shkollës fillore…”, ka thënë Selmani.

Selmani ka theksuar se problemet e Triumf Rizës dhe Enver Sekiraqës nisën pasi ky i fundit synonte të bëhej njeriu kryesor i Prishtinës.

“Pjesa ku thotë që janë përcjellë, shfryrja e gomave”, ka theksuar Selmani.

Në përkeqësimin e situatës, Selmani theksoi se ndikoi edhe lidhja e Triumf Rizës me këngëtaren Adelina Ismaili. Pika më e lartë e konfliktit, ai tha se ishte plagosja e tij në Sëiss Cazino nga njerëz të grupit të Sekiraqës.

“Kah fundi Agron Bytyci me ka plagour ne kemben e djathte. Enveri e ka shty te hyrja Triumfin”, ka treguar Selmani.

Pas këtij incidenti, inteligjenca e asaj kohe, Selmani ka thënë se ia ka prezantuar atij dhe Triumf Rizës një përgjim që i ishte bërë Enver Sekiraqës, e ku Sekiraqa dëgjohej duke thënë se do t’i vras Triumfin dhe Arbenin, e më pas do të ikë prej Kosovës.

Pas vrasjes së Triumfit, Selmani ka thënë se inteligjenca e kishte informuar atë se vrasja u planifikua nga Enver Sekiraqa.

“… E di kush ka orkestruar këtë punë, është Enveri. Jo që e di unë, por prej inteligjencës. Inteligjenca asaj kohe para se me ndodhë rasti ka tregue se ky sen do të ndodhë dhe ky sen ka ndodhë”, ka shtuar Selmani.

Selmani ka thënë se nuk e ka njohur Arben Berishën, personin i cili e ka pranuar se ka kryer vrasjen e Triumf Rizës. Kjo është hera e parë që Arben Selmani dëshmoi në një proces gjyqësor për rastin.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika