Në “Debat Plus” po diskutohet për takimet në mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimit dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për çështjen e dinarit serb.
E vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës – që ishte shkak i këtij takimi në Bruksel – është marrë me ndikim të Qeverisë dhe kryeministrit, Albin Kurti, ka pohuar analisti Imer Mushkolaj.
Sipas Mushkolajt, BQK-ja është e kapur prej Kurit, dhe deklarimet e tij se nuk përzihet në vendimet e BQK-së “janë përralla për fëmijë”.
“Kur Albin Kurti thotë unë nuk përzina në BQK, këto janë përralla për fëmijë. BQK-ja është e sterpolitizuar, ka qenë edhe në të kaluarën. Katër prej pesë anëtarëve të bordit përfshirë guvernatorin janë njerëz të Vetëvendosjes ose të afërt me Vetëvendosjen… Kush i beson përrallave se BQK-ja është çuar një mëngjes të bukur edhe paska marrë vendimin për dinarin, kush i beson këtyre përrallave… qysh u bë që bash në këtë moment dinari u bë problem.
Prej themelimit të BQK-së, çështja e dinarit është njësoj. Zoti Kurti nuk mund me i shitë këto përralla… BQK-ja është e kapur prej zotit Kurti. Çfarë thotë ai për pavarësinë BQK-së, sinqerisht është shumë qesharake, dhe nuk duhet askush me i besu”, ka thënë Mushkolaj.