Kosova do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus, me anë të ndihmës ushtarake.
E lidhur me njoftimin e ministrisë së mbrojtjes reagoi ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Rohde e ka quajtur të lavdërueshme veprimin e Kosovës, pavarësisht se Ukraina ende nuk e njeh atë si shtet.
“Edhe pse Ukraina nuk e njeh ende Kosovën , qeveria kosovare po e ndihmon Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus duke i mbështetur me pajisje ushtarake. Shumë e lavdërueshme, kryetar!”, shkroi Rohde.
Although Ukraine🇺🇦 does not yet recognise Kosovo🇽🇰, the Kosovar🇽🇰 government is assisting Ukraine🇺🇦 in the fight against the Russian🇷🇺 invasion by supporting them with military equipment. Very much commendable, chapeau! #StandWithUkraine https://t.co/BcLGmi8lsl
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 19, 2024
Ndryshe, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës ka njoftuar për paketën e parë të mbështetjes ushtarake që do të dërgohet në Ukrainë gjatë javës së ardhshme, e cila përbëhet nga dhjetëra kamionë taktikë, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake.
“Për më tepër, në fjalën time njoftova për koordinimin dhe përgatitjen e pakos së dytë mbështetëse ushtarake që përbëhet nga mijëra predha të mortajave që do të dërgohet së shpejti në Ukrainë me qëllim mbështetjen e njësive ushtarake të Ukrainës për rritjen e fuqisë së zjarrit indirekt”, ka njoftuar ministri.