Një projektligj per Prokurorinë Speciale ka nisur si iniciative e Ministrisë së Drejtesisë.
Mes 17 neneve aty është edhe një që parasheh bashkpunim të ngushtë mes Prokurisë Sepciale dhe e Policisë së vendit.
Një gjë e tillë është paraparë në nenin 13 të këtij draft ligji.
“Prokuroria Speciale, për qëllim të ndërmarrjes se veprimeve hetimore për hetimin dhe ndjekjen e veprave penale të korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare, do të ndihmohet nga Njësia e veçantë e hetimeve në kuadër të Policisë së Kosovës”, thuhet në draft ligjin për PSRK.
Për këtë cështje RTV Dukagjini ka biseduar edhe me zyrtarët e lart të Ministrisë së Drejtësisë.
Por, shefi i kabinetit të ministres Albulena Haxhiu, nuk e thotë specifikisht se a bëhet fjalë për rikthimin e Task Forcës Antikorrupsion, që ishte shuar në vitin 2020 nga qeveria Hoti.
“Ajo çka jemi duke bërë aktualisht është se jemi duke e konsideruar nevojën e një mekanizmi që do të forconte prokurorinë speciale dhe të kishte kompetenca hetuese, në veçanti që do të hetoonte korrupsionin e nivelit të lartë që është në linjë me kushtetunën e Kosovës e që nuk I futet në KOmpetenca Policisë. Aktualisht jemi në fazë të bisedimeve dhe shumë shpejt pritet të përfundojë”, ka thënë Genc Nimoni, Shef i Kabinetit të Ministrisë se Drejtësisë.
Nimon ka thënë se gjithë kjo ndërrmarje për hartimin e këtij projektligji, është bërë në bashkëpunim me ndërkombëtarët.
“Një pjesë e grupit punus aktualisht janë edhe përfaqësuesit ndërkombëtar, përbev Bashkimit Evropian është edhe Ambasada Amerikane. Faktori Ndërkombëtar mbështet në mekanizëm që është në përputhje me rregullativën ligjore”, ka shtuar Nimoni, për RTV Dukagjinin.
Ndërkohë, si pozitive po e cilësojnë në Insitituin e Kosovës për Drejtësi (IKD), secilën nsimë që forcon organet shtetërore për luftim të krimit dhe korrupsionit.
“Normalisht që cfardo që synohet të krijohet edhe aktualisht duhet të beëhet edhe me qëllim të mekanizmave që e ndihmojnë Kosovën nëë luftimin e korrupsionit, dhe kriit të organizuar, Porn ë cdo rast duhet ti ikim aspektit të ndikimit eventual politik”, ka thënë Leotrim Gashi, përfaqësues nga IKD.
Ky dokument është në fazën e konsultimit publik, dhe se të gjitha palët e interesit kanë të drejtë që të dhënë komentet e tyre.