Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën e 19 marsit në Isniq të Deçanit ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se më 17 mars kishte goditur me veturë tre persona dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
“Me 19.03.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me datën e lartë cekur ka goditur me veturë tre viktimat, një mashkull dhe dy femra kosovarë dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Rasti është inicuar si “Lëndim i rëndë trupor”.
Viktimat thuhet se kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.