Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se janë arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët ishin në kërkim.
Dje, më 19 mars, është arrestuar një mashkull shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“PKK. Vermicë 19.03.2024-12:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raport.
Në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Prishtinë 19.03.2024-16:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull”, thuhet në raport.
Ndërsa, në rrugën “Hamëz Jashari” në Prishtinë, është arrestuar një i dyshuar kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Rr. Hamz Jashari, Prishtinë 19.03.2024, 23:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raport.