Lekaj: Qeveria Kurti ka dështuar në të gjitha premtimet e saj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti për dështimin total në përmbushjen e premtimeve

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka deklaruar se Qeveria Kurti ka dështuar në të gjitha segmentet.

Debat Plus, Lekaj ka përmendur mosrealizimin e premtimit të Vetëvendosjes për bashkim me Shqipërinë dhe mosprioritizimin e dialogut me Serbinë.

“Fatkeqësisht para qytetarëve mund ta them se kjo Qeveri ka dështuar në të gjitha segmentet edhe në premtimet e saja. Kur e them këtë, nuk e them vetëm sa për të folur, por për ta argumentuar me të gjitha ato që i ka premtuar dhe i ka pasur kauza të veta. Po e marrin në fushatën e saj së pari, ajo që ka qenë e veshur kuqezi, Vetëvendosja për bashkimin me Shqipëri, tri vite kaluan dhe askund nuk e ka përmend, dhe le që s’e ka përmend, por e ka cituar Kushtetutën që nuk bën të bashkohemi më Shqipërinë, kjo ka qenë mashtrim i llojit të vet për qytetarët”, ka thënë deputeti i AAK-së.

Deputeti i AAK-së gjithashtu ka theksuar se vendimet e kryeministrit Albin Kurti janë populiste dhe ka akuzuar për kolaps në sektorin e arsimit, shëndetësisë dhe ekonomisë.

“Të flasim për dialogun dhe mosuljen në tavolinë me Vuçiqin dhe dialogun të komunikojë me serbët lokalë. Dhe ju e dini që prioritet i 9-të ka qenë për ta dialogu dhe nëse e shohim se për tre vjet në më tepër 80 për qind Qeveri ka folur për dialog, edhe aty kemi dështuar. Të gjitha përpjekjet e Kurtit të marrë vendime populiste dhe që janë vendime afatshkurtra dhe jo që janë vendime që shkojnë në favor të shtetit të Kosovës dhe forcimit të shtetit. Të mos flasim për premtime të tjera, në arsim, shëndetësi, ekonomi që është në kolaps komplet”, ka deklaruar Lekaj.

Sipas tij, Qeveria nuk është në gjendje t’i realizojë premtimet dhe nuk ka arritur fuqizimin e shtetit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika