Terapistja familjare Adelina Toplica-Badivuku i bashkohet Radio Dukagjinit, emisioni i ri “Labirinth” trajton problemet në familje e lidhjet në çift

Terapistja familjare dhe aktivistja për të drejtat e gruas e cila jeton dhe punon në mes Prishtinës dhe Londrës, do të jetë më afër publikut përmes një programi.

Nga data 21 mars, Radio Dukagjini fillon me skemën e re programore. Një nga emrat që i është bashkuar këtij mediumi është edhe Adelina Toplica-Badivuku.

Terapistja familjare dhe aktivistja për të drejtat e gruas e cila jeton dhe punon në mes Prishtinës dhe Londrës, do të jetë më afër publikut përmes një programi.

Ajo është gjithashtu konsultente në Këshillin e Evropës dhe eksperte në shërbimet për viktimat e dhunës në baza gjinore.

Në emisionin Radar, Toplica-Badivuku ka treguar se programi që do ta udhëheq quhet “Labirinth” dhe do të ketë mysafirë të ndryshëm, e edhe mundësi për dëgjuesit

Emisioni “Labirinth” mund ta dëgjoni çdo të mërkurë nga ora 22:00 deri në mesnatë, ndërsa qëllimi i programit është të gjendet forca në secilën situatë.

“Labirintin – si analogji të jetës. Në këtë program do ta përdorim Labirintin si një hyrje që e ka një dalje. Do të fokusohemi te jeta, te përditshmëria, te funksionimi jonë multidimensional njerëzor. Do mendojmë për fiziken, emocionalen, psikologjiken, do të mendojmë për të tëra ndjenjat që na përcjellin në çdo situatë. Është interesant që edhe kur kalojmë ditë të mira, situata të mira, e edhe kur kalojmë dhimbje, vdekje, pikëllim, ne shumë shpesh mbijetojmë, e tejkalojmë dhe nuk i japim vëmendje asaj që ndodh brenda nesh”, thotë ajo.

Kur flet për problemet shoqërore, thotë se ka dhunë të dukshme në shoqërinë tonë.

Ndërsa për marrëdhëniet e shëndosha thotë se i dimë në teori, por që të gjithë duhet të kuptojnë se: Marrëdhënia e shëndetshme është kur ne e trajtojmë tjetrin në mënyrën si ne duam të na trajtojnë.

Ajo flet për ndarjet, për dhunën në baza gjinore e shumë tema të tjera të rëndësishme.

“Derisa kur lind vajza ende derdhen lotët, ky është problem. Ka ndryshuar statusi i gruas dhe vajzës në Kosovë, por duhet edhe shumë punë dhe bashkë të gjithë”, thotë ajo.

Toplica-Badivuku që kur shkoi në Londër si refugjate, ka qenë gjithmonë aktiviste e të drejtave të njeriut dhe ka punuar me organizata të ndryshme jo-qeveritare.

Ekspertiza e saj profesionale është edukimi i fëmijëve dhe raportet në çift si dhe ato prind/fëmijë.

Ajo vazhdon aktivitetet humanitare me komunitete të ndryshme në Londër.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika