Lavrov pas takimit me Daçiqin në Moskë: Rusia vlerëson marrëdhëniet me Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, gjatë së mërkurës ka takuar në Moskë, homologun e tij serb, Ivica Daçiq.

Pas këtij takimi, Lavrov ka thënë se Rusia i vlerëson marrëdhëniet me Serbinë.

“Ne vlerësojmë marrëdhëniet që po zhvillohen ndërmjet Federatës Ruse dhe Serbisë. Toni i këtyre marrëdhënieve vendoset nga kontaktet e rregullta mes presidentëve tanë Putin dhe Vuçiq. Jemi të kënaqur me mënyrën se si po zbatohen marrëveshjet në sferën materiale, tregtinë, investimet, shkëmbimet humanitare, si dhe në fushën e bashkëpunimit sportiv”, ka thënë Lavrov.

Ndërsa, Daçiq ka thënë se Serbia i është mirënjohëse Rusisë për mbështetjen që i jep.

“Përkrahja që na jepni në lidhje me Kosovën është shumë e rëndësishme për ne dhe dëshiroj t’ju falënderoj personalisht për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj të madhe sa herë që ju drejtohemi për ndihmë. Jam mirënjohës për ndihmën në mbajtjen e seancës urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën dhe për propozimin për të mbajtur një seancë me rastin e 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi”, ka thënë Daciq, shkruajnë mediat serbe.

Lavrov dhe Daçiq do të ndjekin një ndeshje miqësore të futbollit mes dy kombëtarëve.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika