Kryeministri Albin Kurti ka takuar emisarin e posaçëm Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Në takim që u mbajt në rezidencën e ambasadorit gjerman, Jorn Rohde, kryetemë diskutimit ishte ishte Procesi i Berlinit, siç njofton zyra e Kryeministrit.
“Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, si dhe përgatitjet për Samitin e radhës të Procesit të Berlinit, i cili këtë vit shënon dhjetë vjetorin e tij, ishin temë qendrore e diskutimit. Kryeministri e falënderoi z. Sarrazin për bashkëpunimin e mirë, kontributin dhe rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe në avancimin e bashkëpunimit rajonal”, thuhet në njoftim.
Më tej, në njoftim thuhet se Kurti ka theksuar se Republika e Kosovës është e përkushtuar dhe interesuar për fqinjësi të mirë, avancim demokratik dhe progres socio-ekonomik në rajon ku qytetarët janë përfituesit përfundimtarë dhe shtoi rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të marrëveshjeve që janë arritur në Procesin e Berlinit e të cilat rrisin mobilitetin e qytetarëve dhe mundësitë për zhvillim.
Për këtë takim ka njoftuar edhe Rohde, i cili ka theksuar se në takim është diskutuar për Procesin e Berlinit dhe çështjet aktuale.
“Diskutim i mirë këtë mëngjes mes të dërguarit tonë në emisarin Manuel Sarrazin dhe kryeministrin Albin Kurti, në rrugën përpara për Procesin e Berlinit dhe çështje të tjera aktuale”, ka shkruar Rohde.
Good discussion this morning between our WEB envoy @ManuelSarrazin🇩🇪 and PM @albinkurti🇽🇰 on the way forward on Berlin Process and other current issues pic.twitter.com/hcpQnN8X9p
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 21, 2024