“Çështje politike”, mosanëtarësimi i Kosovës në INTERPOL

Mosanëtarësimi i Kosovës në INTERPOL shihet si një çështje politike nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe ish-nënkolonel i Policisë së Kosovës, duke theksuar se vendi ka plotësuar kriteret teknike për anëtarësim që nga shpallja e pavarësisë

Kosova mbetet në pritje të anëtarësimit në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, INTERPOL, si pasojë e çështjeve politike.

Kështu ka vlerësuar, Valdet Hoxha, ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme, teksa ka theksuar se pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare si Interpol-i është i pamundur.

Ai në emisionin FIVE, ka thënë se Kosova ka plotësuar kriteret teknike për anëtarësim, por sfidat vijnë nga qëndrimet politike të disa shteteve.

Sipas tij, vendimet në lidhje me anëtarësimin në Interpol ndikohen shumë nga diplomacia e jashtme dhe marrëdhëniet politike.

“Çdo zyrtar i lartë i shtetit tonë kërkon ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, veçanti SHBA-së sepse pa ndihmës e tyre është e pamundur që Kosova të anëtarësohet në Interpol. Në aspektin politik flas, sepse kriteret teknike që nga shpallja e Pavarësisë të gjitha i ka plotësuar Policia e Kosovës, përkatësisht Qeveria. Dhe është prit shumë që në vitin 2017 të anëtarësohemi është lobuar mjaftë shumë, ka pasur premtime serioze që do të anëtarësohemi megjithatë disa shtete në fund kanë ndërruar qëndrim dhe janë tërheq, sepse anëtarësimi  në Interpol bëhet vetëm më dy të tratat e shteteve anëtare, është kryekëput çështje politike, në parim është çështje e sigurisë por votimi bëhet me dy të tretat e anëtarëve pjesëmarrës dhe shtet pra kanë një diplomaci të jashtme”, ka deklaruar Hoxha në emisionin FIVE.

Ish-zëvendësministri i MPB-së, Valdet Hoxha.

Ai gjithashtu ka theksuar se për shkak të këtyre sfidave, në vitin 2017, kur Kosova nuk u pranua, Palestina u pranua në vend të saj, ndërsa sot po ky vend vazhdon të ketë pengesa të theksuara të sigurisë.

Në anën tjetër, edhe Refki Morina, ish-nënkolonel i Policisë së Kosovës, ka thënë se pengesat për anëtarësimin e Kosovës në Interpol janë politike, me Serbinë si një prej kundërshtarëve kryesore, të përkrahur nga Rusia dhe Kina.

Ish-nënkolonel i Policisë së Kosovës, Refki Morina.

“Kjo është bashkëpunim policor, pro shumicën e herëve është në aspektin politik. Pengesat të cilat Kosova vazhdimisht i ka pas që të angazhohet në Interpol ka qenë nga Serbia sidomos nga Serbia përmes Rusisë dhe Kinës… Ata nga frika që nëse anëtarësohemi në Interpol dhe paraqesim fletarreste për kriminelët serb, atëherë ata bëjnë çmos që të mos angazhohemi në Interpol”, ka thënë ai në emisionin FIVE.

Ai ka thënë se një Kosovë stabile do të krijojë një Ballkan më të qetë dhe se anëtarësimi në Interpol është thelbësor për të adresuar krimet në nivel ndërkombëtar, duke përfshirë identifikimin e personave të kërkuar dhe parandalimin e tranzitit të kriminelëve nëpërmjet vendit.

Se anëtarësimi i Kosovës në Interpol është i pamundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, ka deklaruar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të enjte.

Sipas saj, anëtarësimi në INTERPOL do të rriste kapacitetet e Kosovës në mënyrë që institucionet të përmirësonin përgjigjen “ndaj krimit dhe duke fuqizuar angazhimin tonë në drejtim të sigurisë publike për secilin qytetarë të Republikës sonë, pa dallim”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika