Humanisti Halil Kastrati, këtë enjte për iftar në Shtëpinë e të Moshuarve i ka pritur, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Komunes së Suharekës Bali Muharremaj.
Kryetari i AAK-së ka thënë se kjo shtëpi ku bëhet një punë shumë fisnike në përkujdesje ndaj të moshuarve tanë, sipas tij është vetëm një nga projektet bamirëse të Halilit.
Humanisti Kastrati, i falënderoi ata për vlerësimin e tyre.
“Zoti i bekoftë të gjithë ata që kujdesen për qytetarët e Kosovës që kanë nevojë për ndihmën e kujdesin vëllezëror”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.