Zyrtari i lartë ushtarak i NATO-s në Kiev, bën thirrje për mbështetjen e aleatëve

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer tha se aleatët e Ukrainës nuk duhet të jenë shumë pesimistë mbi kapacitetet e saj për të luftuar

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer, tha gjatë një vizite në Kiev të enjten se aleatët e Ukrainës nuk duhet të jenë shumë pesimistë mbi kapacitetet e saj për të luftuar ndaj trupave ruse dhe njëherësh bëri thirrje që ndihma e nevojshme të dërgohet sa më parë.

Amirali Bauer drejtoi vizitën e parë zyrtare në Kiev të një delegacioni ushtarak të NATO-s, që prej agresionit rus ndaj Ukrainës në shkurt 2022.

Trupat e Kievit po përballen me mungesë municionesh.

“Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje, dhe ju keni nevojë për këtë mbështetje tani. Koha në Ukrainë nuk matet me ditë, javë apo muaj. Ajo matet me jetë njerëzore. Në vendet aleate një javë është një javë. Në Ukrainë, një javë është humbja përgjithmonë e një nëne, një babai, një miku, një të dashuri”, tha ai në Forumin e Sigurisë në Kiev.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy njoftoi se e kishte njohur zotin Bauer me nevojat më urgjente të Ukrainës për sa i përket furnizimit me armatime, municione dhe drone.

Zelenskiy tha se ata diskutuan ndër të tjera mbi rolin e NATO-s në koordinimin e mbështetjes për Ukrainën.

Ukraina, tha presidenti, shpreson për një vlerësim të arritjeve të Ukrainës në takimin e pritshëm të nivelit të lartë të NATO-s në Uashington, që “do ta afrojë Ukrainën me anëtarësimin në Aleancë”. /VoA

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika