Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të Këshillit Evropian për t’i hapur negociatat për anëtarësim me Bosnjën dhe Hercegovinën(BeH).
Sipas Hoxhajt, për Bosnje dhe Hercegovinën ky është një lajm i madh, por për Kosovën tregon se ka mbetur tërësisht jashtë procesit të zgjerimit evropian, madje, siç tha ia, sot më shumë i ngjanë një shteti bunker të izoluar nga BE-ja dhe nën sanksionet e saj.
Nënkryetari i Kuvendit nga radhë e PDK-së ka thënë tutje se pas vendimit të BE-së, Bosnja iu bashkua Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Serbisë në marrëdhënien e saj të re dhe në shpejtësi tjetër të anëtarësimit në BE.
“Ukraina që është në luftë dhe Gjeorgjia e Moldavia, kanë marrë statusin e kandidatit dhe Kosova jo, duke mbetur pas këtyre, ngjashëm me Bjellorusinë, të izoluar dhe madje të dënuar me sanksione, gjë që është dështimi më i madh i Kosovës në politikën e jashtme dhe në reforma të brendshme, të cilin as në ëndrrën më të keqe nuk kam mundur ta imagjinoj!”, ka shkruar gjithashtu Hoxhaj.