Përmes një postimi në Facebook mamia shumë e dashur dhe shumë e suksesshme Razije Musa, ka thënë se në Kosovë ka shumë parregullsi, madje shkrimin të cilin e ka bërë në Facebook shpreh dëshirën që të bie në duart e Ministrisë së Shëndetësisë.
Mamia Musa i drejtohet ministrit me pyetjen: a keni menduar ndonjëherë për të poRsalindurit në Kosovë?
Siç ka thënë mamia, para tri viteve u është drejtuar ministrisë për ” screening test” por asgjë nuk ndodhi, asnjë ndryshim.
“Sa do të doja të kisha forcë e të ndryshoja shumë gjëra. Neglizhenca e sistemit mjekësor për të porsalindurit po më trishton”, thuhej në postimin në Facebook.
Razie Musa përmes postimit të saj shpreh trishtimin e madh që ka ndaj analizës (testit) të dëgjuarit tek i porsalinduri, i cili nuk bëhet në Kosovë.
“Nuk mund të besoj, si mund të ndodhë kjo??
A kanë fëmijë ata? A kanë familje? Pse nuk mendojnë për popullin?
Këto dy gjera janë esenciale për shëndetin e bebes, si mund të anashkalohen ?
PSE ??? “, ka shkruar tutje Musa.
Mamia Razie Musa e shpreh shqetësimin edhe ndaj nënave se si mund të rrinë të qeta, si mund të dalin nga spitali pa e bërë këtë test të rëndësishëm, si mund të dalin nga spitali pa e ditur shëndetin e fëmijës së tyre.
Sipas Musës, duhet të luftoni që të realizohen këto dy analiza në Kosovë, duhet të bëhen peticione. Shërimi i vonshëm, është më i vështirë madje edhe financiarisht kushton shumë më shumë.
Mamia shumë e dashur dhe shumë e suksesshme në shumë vende të tjera jo vetëm në Kosovë, jep detaje se testi i të dëgjuarit për të porsalindurin nuk është analizë e kushtueshme por thjeshtë një neglizhencë e madhe.
“Nēse nana gjatē shtatzanisë ka pasē keëto probleme:
1) Rubeola
2) Cytomegavolirus CMV
3) Toxoplasmois
4) Herpes
5) Ototoxic
( nëse nana ka përdor kēto barna ka mundēsi qe beba tē lindē me ndëgjim të dëmtuar)
Nēse kjo dukuri zbulohet nē fillim tē jetēs te I posalinduri edhe ka mundēsi të sherohet .
Në emēr tē posalindurve apeloj nē analizēn e të ndëgjuarit”, thuhet tutje në postimin në Facebook.