Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje nëse opozita është e gatshme të ulet e të bisedojë për shpërndarjen e Kuvendit, duke theksuar se “nuk ka pse të rrëzohet qeveria”.
“Nëse opozita do zgjedhje, ne jemi të gatshëm ta shpërndajmë Kuvendin dhe të shkojmë në zgjedhje, nëse opozita do të kemi më pak muaj qeverisje, jemi të gatshëm të bëjmë shpërndarjen e Kuvendit, por jo ta rrëzojmë qeverinë”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje.
“Sa u përket kërkesave të opozitës po e them edhe njëherë, nesër në ora 11:00 bëhen fiks tre vjet që kam marrë detyrën. Hyjmë në vitin e fundit. Sonte në orën 20:00 bëhen 3 vjet që na kanë votuar mua dhe ministrat e mi sepse të gjithëve ua kam lexuar emrat para se 67 deputetë të ngrenë dorën e të thonë për. Ne dëshirojmë të vazhdojmë të qeverisim. Por e kuptojmë se janë 12 muajt e fundit. Pas 12 muajve do të mund të jetë situata e një dimri që nuk e dimë çfarë është për zgjedhjet e ardhshme. Moti atëkohë s’ka qenë edhe i keq, por as edhe i mirë. Nëse dëshirojmë që zgjedhjet t’i mbajmë jo në dimër, mund të caktojmë data bashkë me opozitën. Por dorëheqje nuk mund të jap”, ka vijuar Kurti.