Kurti: Rusia do luftë, e Serbia po e mbështet atë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se faktorët ndërkombëtarë po flasin për rrezikun e luftës pasi Rusia do luftë dhe ka shtete si Serbia që e mbështesin atë dhe nuk i vënë sanksione.

Në një konferencë për media, Kurti ka deklaruar se Rusia pasi okupoi një pjesë të Ukrainës, ajo po i kërcënon edhe vendet e tjera, duke thënë se në Ballkan ka një regjim të afërt në aspektin e miqësive autokratike, të lidhjeve kulturore-historike, të bashkëpunimit ushtarak e energjetik, të cilën po e përdor për përpjekjet për destabilizim.

“Rusia pasi okupoi një pjesë të Ukrainës, ajo po kërcënon edhe vendet e tjera. Në Ballkan ka një regjim të afërt në aspektin e miqësive autokratike, të lidhjeve kulturore-historike, të bashkëpunimit ushtarak e energjetik, të cilën po e përdor për përpjekjet për destabilizim, faktorët ndërkombëtarë po flasin për rrezikun e luftës, sepse Rusia do luftë dhe ka shtete si fqinji ynë verior që i kanë marrëdhëniet e mira me të, që nuk i ka vendos sanksione”, ka deklaruar Kurti.

Ndryshe, dje, Kurti ka njoftuar se janë vërejtur njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë disa metra larg kufirit me Kosovën.

Me anë të disa pamjeve të publikuara në faqen zyrtare në Facebook, Kurti ka thënë se këta trupa janë parë në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika