Kurti: Dialogu është prioriteti i katërt i qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se dialogu nuk është prioritet i parë i qeverisë por është dukur ashtu për shkak të vëmendjes mediale e ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogu ka qenë prioritet i katërt i qeverisë Kurti.

Kurti, në një konferencë për media, ka deklaruar se pandemia, punësimi e drejtësia janë tri prioritetet e para të qeverisë, teksa ka thënë se dialogu s’është prioritet i parë, por është dukur ashtu për shkak të vëmendjes mediale e ndërkombëtare.

Ai ka kritikuar Serbinë për moszbatim të marrëveshjes Bazike, duke shtuar se normalizimi i marrëdhënieve nuk është vetëm në dorën e Kosovës.

“Dialogu më shumë ju ka marrë kohë juve se neve. Neve na ka marrë kohë qeverisja e mirë. Çka merr vëmendje mediale e ndërkombëtare nuk është përgjegjësi jona. Dialogu është prioritet i katërt. Pandemia, punësimi e drejtësia kanë qenë tri prioritetet e para. Nuk është që dialogu na ka marrë kohë sa mendoni ju. Do të ishte mirë që të na merrte më pak kohë. Normalizimi i marrëdhënieve s’është veç në dorën tonë. Unë e kam pranuar marrëveshjen për normalizim bashkë me aneksin e saj, që është arritje e madhe e politikës së jashtme të Kosovës. Por ajo marrëveshje po shkelet vazhdimisht nga Serbia”, ka deklaruar Kurti.

Teksa është pyetur nga mediat nëse i kanë dërguar në Bruksel propozimet sa i përket zbatimit të Rregullores së re të BQK-së, Kurti ka thënë se ende s’ka përfunduar dita e sotme për dërgimin e propozimeve në Bruksel, duke qenë se palët ishin dakorduar nga takimi i fundit i kryenegociatorëve, që të dërgojnë në Bruksel propozimet e tyre sot.

“Ende nuk ka përfunduar dita e sotme për dërgimin e propozimeve tona, rregullorja e BQK-së është e panegociueshme, është vendim plotësisht i pavarur i këtij institucioni të pavarur. Përveç që kanë marrë rregullore të re nga dhjetori e vendimin plotësisht të pavarur, kanë ofruar edhe plan 10 pikësh për tranzicion. Nëse ka pasoja në terren, në iu përgjigjemi. Ne s’jemi as lokomotiva as vagoni i parë”, ka vijuar Kurti.

Tutje, kreu i qeverisë ka thënë se nëse do të ketë ndonjë serb të moshuar që do të hasë në vështirësi, Qeveria do të mund të ndihmojë teksa ka theksuar se dinarët me thasë s’mund të hyjnë më në Kosovë.

 

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika