Nuk janë ndalur kritikat ndaj Qeverisë Kurti ën tre vjetorin e qeverisjes, kësaj radhe është deputetja e LDK-së, Rrezartja Krasniqi, që ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit, Albin Kurti.
Sipas Krasniqit, Kurti “aq shumë gënjen sa që është shndërruar në mjeshtër të gënjeshtrave”.
Deputetja e LDK-së ka thënë se me gënjeshtra ishte e mbushur edhe deklarimi i Kurtit në konferencë për tre vjetorin e qeverisjes.
“Çështja e dialogut e cila para zgjedhjeve kishte thënë se është në prioritetin me numër 7-të ishte shndërruar në top prioritet të qeverisjes së tij, madje me nxitim kishte nisur takimet me Vuçiqin, duke shkelur parimet dhe premtimet e dhëna ndaj familjarëve të pagjeturve se nuk duhet të ketë dialog pa zbardhjen e fatit të tyre. Kjo nuk ndodhi, por takimet me Vuçiqin po.
Ndodhi edhe Zajednica, ajo për të cilën pati djegur institucionet dhe sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Jo veç kjo, por çdo gjë që për Kurtin ishte KEQ sa ishte në opozitë u bë e MIRË kur erdhi në pushtet.
Edhe nepotizmi edhe korrupsioni janë bërë të pranushme për të. Këtë e konfirmuan edhe qindra kontrata njëburimore që u dhanë gjatë kësaj përiudhe qeverisëse, prapa të cilave janë miliona euro, para këto taksapaguesve.
Me 3 vjet në drejtim të shtetit, Kosova u kthye me dekada mbrapa.
Sot Kosova ndodhet nën masa sanksionuese nga BE-ja dhe me krisje të marrëdhënieve me SHBA-në, si rezultat i mungesës së koordinimit me aleatët tanë dhe duke vepruar me mendesinë se shteti i Kosovës është projekt i përkohshëm”, ka shkruar Krasniqi.